Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e së martës në Allias të Tiranës. Për pasojë është përfshirë nga flakët një banesë private. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve.

Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy të moshuarve, B.H 80 vjeç dhe N.H 77 vjeçe që banonin aty. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al