Dy persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Selitë të Cërrikut pasi një bombol gazi shpërtheu brenda banesës. Për pasojë, u përfshi nga flakët e zjarrit shtëpia.

Ndërsa kanë mbetur të lënduar pronari i banesës, 81-jvjeçari me iniciale I.Z. dhe mbesa e tij, K.Z. 18 vjeçe. Këta të fundit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al