Disa prej te lënduarve janë në gjendje të rëndë
15 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi sot në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, bëri të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe se personat e lënduar janë dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe më pas në Spitalin Universitar të Prishtinës.
Ata kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, ndërsa mësohet se 4 prej tyre i janë nënshtruar operacionit.
Tv Klan