Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Bilisht.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në banesën e qytetarit me iniciale M.B.

Si pasojë e ngjarjes, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit./tvklan.al