Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë private në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 në rrugën “Idriz Dollaku”.

Bombola ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al