Një bombol gazi shpërtheu orët e vona të së shtunës në një pikë karburanti në autostradën Milot-Lezhë.

Për pasojë 6 persona mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Ai është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa 5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në një informacion paraprak për mediat, Policia e Shtetit tha se zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll zjarrin, duke shmanguar plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.

Si pasojë e zjarrit mësohet se të dëmtuara kanë mbetur edhe disa automjete.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje nuk dihen ende. /tvklan.al