Një shtëpi u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në Selenicë të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:53 dhe shkak u bë shpërthimi i një bombole gazi.

Nga ngjarja mbetën të plagosur të zotët e shtëpisë, 49-vjeçari R.Selimi dhe bashkëshortja e tij 42-vjeçare M.Selimi. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia thotë se nga ngjarja nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe shtëpia nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera./tvklan.al