Shpërthen bombola e gazit, plagosen burrë e grua

Foto ilustrim


Shpërthen bombola e gazit, plagosen burrë e grua

13:00 20/01/2020

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në fshatin Dushk Sektor në Lushnje. Mësohet se bashkëshortët I.K. 75 vjeç dhe E.K. po përdornin bombolën për të gatuar, para se të shpërthente.

Çifti i bashkëshortëve mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikut dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

Në vendngjarje shkuan forcat policore, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /tvklan.al



Të ngjashme