Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar zjarr në një piceri në lagjen nr. 1 në Sarandë, i cili fatmirësisht u shua pa lëndime në njerëz.

Sipas policisë, zjarri ka djegur disa sende dhe aparatura të picerisë para se të shuhej.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore./tvklan.al