Një foshnje vetëm tre muajshe e cila ndodhej në ambulancë dhe po transportohej në spital ka ndërruar jetë, pasi ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në Autostradën Trans-Europiane, në Stamboll, Turqi.

Tot ishte në një inkubator në mjetin emergjent kur ndodhi tragjedia. Në ambulancë ishin mjekët si dhe nëna e vogëlushes. Necmiye ishte e pandërgjegjshme pas incidentit dhe u dërgua menjëherë në spital për tu trajtuar.

Në një deklaratë, ajo tha: “Papritmas shpërtheu zjarri pas shpinës sime, nuk dija çfarë të bëja.”

Pamjet shokuese tregojnë se ambulanca është përfshirë nga flakët. Shërbimet e urgjencës nxituan në vendngjarje, por foshnja nuk mund të shpëtonte./tvklan.al