25 të infektuar të rinj në Tiranë, 15 janë punonjës në këtë biznes

Një call center në Tiranë është vatra më e re e infeksionit nga Covid-19.

Pas disa ditëve me shifra të ulëta sot janë regjistruar 25 raste të reja, një nga numrat më të lartë të infektimeve që nga nisma e epidemisë.

Ndërkohë ka shkuar në 33 numri i viktimave nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për shtrime të reja në infektiv.

8 persona i janë shtuar listës së të shëruarve ndërsa aktivë me Covid-19 janë 193 qytetarë kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër.

Klan Plus