Shpërthen depoja e municionit në zonën ushtarake

Shpërthen depoja e municionit në zonën ushtarake

11:44 12/09/2019

Shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën mbrëmjen e djeshme në një depo municioni të një zone ushtarake në Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Sipas medias vendase shpërthimet ndodhën pas rënies së një zjarri në depo. Ministri i punëve të jashtë të Qipros Turke, Kudret Ozersay tha se disa persona ishin plagosur si pasojë e shpërthimit.

Shpërthimet ndodhën në Kyrenia, një qytet port historik në veri të ishullit, në një zonë të frekuentuar edhe nga turistë të shumtë.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se zjarri ishte vënë nën kontroll, por shkaku i tij nuk dihej ende.

Banorët e rajonit Arapkoy janë evakuuar dhe në zonë është ndërprerë energjia elektrike.

Presidenti i Qipros turke, Mustafa Akinci, pasi mbërriti në vendngjarje sëbashku me kryeministrin Ersin Tatar, tha se fatmirësisht nuk ka jetë të humbura nga shpërthimet në arsenalin e municioneve në zonën ushtarake.

Ai tha se do të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Ankaranë dhe do të kërkonte ndihmë nëse do ta shikonte të nevojshme. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT