Shpërthen Etna (Video)

Shpërthen Etna (Video)

18:55 31/05/2019

Mali Etna në Itali ndriçoi qiellin gjatë orëve të natës të së premtes, për shkak të aktivitetit vullkanik. Shpërthimet gjatë natën në vullkanin siçilian çuan në lumenj llave që vërshuan në shpatin juglindor të vullkanit më aktiv dhe më të lartë në Europë.

Rreth orës 03:00 të natës, një çarje e vogël u krijua në kraterin juglindor duke gjeneruar rrjedhjen e llavës. Aktiviteti sizmik nisi të enjten në mbrëmje dhe kulmoi rreth mesnatës, duke u ulur më pas gjatë orëve në vijim.

Vullkani 3330 metra i lartë shpërthen disa herë gjatë vitit, duke lëshuar llavë e hi në ishullin mesdhetar. Shpërthimi më i fuqishëm i Etnës ishte ai i vitit 1992./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi