Momente paniku mes banorëve Dzerzhinskut në Rusinë Perëndimore nga një shpërthim i madh në një fabrikë lëndësh eksplozive. Bilanci, 85 të plagosur mes të cilëve punëtorë të fabrikës dhe banorë të pallateve pranë saj. Ndërsa 2 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë ku prodhoheshin lëndë shpërthyese për ushtrinë. Autoritetet thanë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa rrafshoi krejtësisht fabrikën, ndërsa përhapi një re të madhe tymi të dukshme në distanca prej disa kilometrash.

Autoritetet ngritën menjëherë një shtab emergjence dhe angazhuan mbi 300 zjarrfikës dhe 50 automjete. Shkaqet e shpërthimit janë të paqarta, por aksidente të tilla të përmasave të mëdha, madje me shumë viktima nuk janë të rralla në Rusi, të shkaktuara kryesisht prej shkeljes së rregullave të sigurisë.

Tv Klan