Të paktën 39 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një fabrikë fishekzjarrësh në Indonezi.

Autoritetet vendase njoftuan se në fabrikën punonin mbi 100 persona. Të lënduarit u dërguan në spital për probleme me frymëmarrjen.

Nuk bëhet i ditur se cili ishte shkaku i shpërthimit. Forcat zjarrfikëse arritën të vënë nën kontroll flakët, por frika për viktima të tjera mbetet, pasi një pjesë e ndërtesës është shembur dhe mund të ketë zënë poshtë punëtorët./Tv Klan