Një i mitur ka humbur jetën kurse një tjetër është plagosur pasi u shpërtheu granata duke luajtur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj të Bulqizës, ku motër e vëlla, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç, luanin me një granatë që gjetën në përrua.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse, humbi jetën i mituri dhe u plagos rëndë motra e tij 9-vjeçare, e cila ndodhet në spital për trajtim mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnē veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /

tvklan.al