2 viktima dhe 57 të plagosur
Dy shpërthime të fuqishme në depozitat e një karburanti në Krevedia të Rumanisë i morën jetën 2 personave dhe plagosën 57 të tjerë.
Në mesin e të plagosurve janë dhe 39 forca zjarrfikëse. Ndërsa 10 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen në intubim.
Autoritet njoftojnë se shtatë pacientë, që kanë pësuar djegie të rënda, janë transferuar në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian për trajtim mjekësor si në Belgjikë dhe në Itali.
Pas shpërthimit të parë, zjarri u përhap edhe në dy depozita të tjera dhe një shtëpi aty pranë, ç;ka detyroi autoritet të evakuojnë 3 mijë banorë pranë zonës.
Për shkak të shpërthimit u bllokua qarkullimi i automjeteve. Nuk është e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet, por sipas Inspektoriatit shtetëror dyshohet se shpërthimi ndodhi për shkak të mos respektimit të rregullave të sigurisë dhe të ushtrimit nga pika e furnizimit të karburantit, e cila që nga viti 2020 nuk ishte pajisur me licence.
Tv Klan