Një automjet tip “Fiat” me targa AA 411 GP në Lushnje është djegur pjesërisht pasi dyshohet se ka shpërthyer me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” gjatë natës rreth orës 03:10.

 

Policia thotë se automjeti është në pronësi të 44-vjeçarit Altin Ahmetaj, i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës së tij. Makina ka pësuar djegie në pjesën e përparme si pasojë e shpërthimit me eksploziv. Pronari i makinës, Altin Ahmetaj prej disa vitesh merret me transport mallrash në Greqi.

Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet tjetër tip “BMW” që ndodhej i parkuar pranë “Fiatit”. Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet. /

tvklan.al