Shpërthen makina në Kamzë, eksplozivi u aktivizua nga pulti i shoferit

FOTO NGA VENDNGJARJA


Shpërthen makina në Kamzë, eksplozivi u aktivizua nga pulti i shoferit

11:04 09/02/2021

Një automjet ka shpërthyer në flakë paraditen e kësaj të marte në zonën e Kamzës. Burime për tvklan.al kanë thënë se mjeti ka qenë i parkuar dhe shpërtheu sapo u afrua shoferi.

Sipas informacioneve, në momenti kur drejtuesi i quajtur Gjon Mena 35 vjeç shkeli pultin komandues për të hapur makinën, mjeti ka shpërthyer.

Policia dyshon se brenda makinës ishte vendosur eksploziv dhe ishte lidhur me paketën qëndrore të automjetit.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur lehtë pronari i makinës. Ai është dëmtuar në këmbë, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të së kaluarës së pronarit të mjetit, Gjon Mena, i cili ka ndërruat identitet. Emrin e mëparshëm e ka pasur Altin Xhuxha. Sipas informacioneve policore, ky i fundit është person me precedent penal. Më herët ai ka n

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gjon Mena ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje në vendin tonë. Dyshohet se ka precendent penal edhe jashtë shtetit për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje, konkretisht në Francë e Itali.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al







Të ngjashme