Dyshohet për sulm terrorist

Të paktën 19 persona mbetën të vrarë dhe 32 të tjerë u plagosën, në një ngjarje që dyshohet se ëshë një sulm terrorist.

Një makinë hyri kundravajtje brenda një qendre spitalore në Kajro, duke u përplasur me automejete të tjera, për të shpërthyer më pas në mes të njerëzve.

Autoritetet egjiptiane shpallën menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi të dhënat e para tregojnë për një atentat terrorist. Sipas mediave lokale shpërthimi i fuqishëm, mund të jetë shkaktuar nga një bombë e gjendur brenda makinës që hyri me shpejtësi në kundravajtje. Hetuesit janë përqëndrua tek shoferi i automjetit, për të zbuluar më shumë.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit të OKB-së për sulme të mundshme terroriste në mbarë botën, të kryera nga xhihadistë të arratisur pas kapitullimit të ISIS.

Tv Klan