Një automjet ka shpërthyer në flakë pranë Kopshtit Botanik në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia. Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, thonë banorët e zonës.

Dyshohet se automjetit mund t’i jetë vendosur tritol. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët është përfshirë edhe një makinë e dytë e parkuar aty pranë. Nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës

Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S. Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/tvklan.al