5 të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë

Një autobus udhëtarësh ka shpërthyer në flakë këtë të premte të provincën Balikesir të Turqisë, duke u marrë jetën 5 pasagjerëve dhe plagosur 17 të tjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve “IHA” në autobus po udhëtonin 34 pasagjerë, shumë prej të cilëve nuk arritën t’u shpëtojnë flakëve.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë të ofruar në vendngjarje, 5 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, humbën jetën ndërsa 17 të tjerë u dërguan në spital me djegie në trup.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të incidentit tragjik.

/tvklan.al