2 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një depo në pronësi të grupit italian të energjisë Eni afër qytetit italian të Firences.

3 persona rezultojnë ende të zhdukur ndërsa momentalisht flakët janë shuar.

Autoritetet italiane u kanë kërkuar banorëve të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të mos i afrohen zonës. Në zonën ku ka ndodhur  shpërthimi u evakuan edhe ndërtesat pranë.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi për ngjarjen dhe shprehu ngushëllimet e saj më të thella për viktimat.

Klan News