Në diskutimin për takimin e Metit dhe Deas, u përfshinë ditën e sotme në “Talk Love Story” edhe Algerti së bashku me Rein, të cilët patën një përplasje mes tyre. Dea është ndjerë e bezdisur nga komentet e tyre duke thënë që sipas saj ky nuk ishte fare diskutimi.

Algerti: Rei të lutem mbaj vendin e fundit vëlla dhe rri atje se je mirë!

Rei: Ti po fluturon vëlla, je akoma në ajër.

Algerti: Unë isha i vetmi djalë që ju të gjithë e keni sulmuar Dean, jo shkoi me atë, jo u puth.

Rei: Me fal, po çfarë mbështetje? Që e kapi Kristi me zor?! Po flet budallalliqe vëlla!

Dea: Nuk ishte fare ky diskutimi. A mund ta mbyllim? Po bëhet një diskutim pa lidhje!/tvklan.al