Një zjarr i madh ka kërcënuar sot një lagje të banueshme në provincën Hatay, të rrethit Iskenderun në Turqi.

Sipas autoriteteve lokale, deri tani nuk është raportuar për viktima. Por, zjarri ka shkaktuar një panik të madh dhe shumë vendbanime janë evakuuar.

Rreth 50 makina zjarrfikëse, dy helikopterë zjarri, dy avionë cisternë dhe më shumë se 300 zjarrfikës kanë garuar me kohën, për të shuar flakët që u përhapën edhe në ndërtesa banimi dhe vendpunime.

Është bërë e ditur se zjarri u shkaktua si rezultat i shpërthimit të një transformatori elektrik dhe më pas u shpërnda  nga erërat e forta./tvklan.al