Shpërthen vullkani Etna (Foto)

Vullkani Etna në Siçili u rizgjua mëngjesin e së mërkurës, duke lëshuar në qiell shtëllunga hiri dhe llavë.

Pamjet janë vërtetë impresive. Në to shihet momenti kur llava e shkrirë nis të bjerë në anë të vullkanit më të famshëm europian, që është rreth 700 mijë vjet i vjetër dhe 38 kilometra i gjerë.

Mali Etna ndodhet në qytetin e Katanias, mes Mesinës dhe Katanias. Çdo vit ai prodhon mjaftueshëm llavë sa për të mbushur një gradaçelë, duke derdhur tonelata llave të shkrirë në Siçili.

*Etna është vullkani më i lartë në kontinentin europian, plot 3 300 metra i lartë. Ai është një prej vullkanëve më aktivë në botë dhe më aktivi në Europë.

Etna prodhon rreth 7 milion ton CO2, ujë dhe dioksid squfuri çdo vit. Në vitin 2011, Etna nxori rreth 70 milion ton llavë. Etna është 700 mijë vjet i vjetër dhe 38 kilometra i gjerë.

Hera e fundit që Etna u shndërrua në rrezik serioz për fshatrat përreth ishte në vitin 1992, kur llava vërshoi drejt Zafferana, një qytet me 7 mijë banorë.

Në një operacion spektakolar, ushtarët italianë dhe amerikanë përdorën shpërthime të kontrolluara për të ndryshuar rrjedhën e llavës.

/tvklan.al

Kategori
FotogaleriKurioziteteTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*