Pamje nga lokali i shkatërruar nga një shpërthim eksplozivi

.

 

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka hedhur në erë mbrëme vonë një nga lokalet përballë Selisë së Partisë Demokratike. Nuk ka patur viktima në njerëz por ndërtesa  është shkatërruar plotësisht. Sipas policisë janë gjetur një automatik, një mitraloz i lehtë dhe disa fishekë. Nuk ka asnjë të dhënë për autorët dhe për motivet e kësaj ngjarje.