Policia identifikon autorin

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:14, në oborrin e një banesë në rrugën “Mujo Ulqinaku”, Kamëz. Nga informacionet paraprake mësohet se në momentin e shpërthimi në banesë nuk ka patur njerëz.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale. Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij”, njofton policia. /tvklan.al