Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 në lagjen “28 Nëntori” të qytetin bregdetar.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur një sasi të vogël tritoli dhe nga shpërthimi fatmirësisht asnjë person nuk ka ngelur i lënduar, por ka patur vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit./tvklan.al