Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi në Kinën qendrore. Shpërthimi ndodhi në orën 6:30 të mëngjesit në qytetin e Shiyan në provincën Hubei.

Nga zona ku ndodhi ngjarja kanë mundur të shpëtohen 140 persona. 37 prej tyre janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Bashkia e qytetit  tha fillimisht se shumë persona kishin mbetur të bllokuar pas aksidentit.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale dalloheshin forcat e kërkim-shpëtimit duke kërkuar nëpër mbetjet e pallateve.

Ende po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /tvklan.al