Një shpërthim i fuqishëm në qytetin belg të Antwerp-it ka shkatërruar të paktën tri ndërtesa duke lënë shumë persona nën rrënoja.

Sipas mediave lokale, të paktën 5 persona raportohen të jenë plagosur në zonën Paardenmarkt.

Policia lokale tha se shpërthimi i fuqishëm nuk kishte lidhje me terrorizmin, ndërsa “The Independent” raporton se shkak për shpërthimin mund të jetë bërë një rrjedhje gazi.

Autoritet thanë se “

shpërthimi ka përfshirë tri ndërtesa në Paardenmarkt

”. Zëdhënësi i policisë, i cituar nga “The Daily Star”, tha se “

ka disa viktima

”.

/tvklan.al