Disa shpërthime kanë ndodhur gjatë minutave të fundit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas asaj që raporton Sky News, prej orës 19:00 me orën lokale, atje kanë nisur sirenat e sulmit ajror. Një reportere në Kiev, Deborah Haynes, ka thënë se ka dëgjuar “një shpërthim të madh”.

Shpërthimet janë konfirmuar edhe nga një tjetër prezantues i Sky News, i cili ka thënë se janë dëgjuar “dy shpërthime të forta”. Në horizont është dëgjuar dhe filmuar një shpërthim tjetër, i cili duket se ka qenë më i forti.

Sirenat që paralajmërojnë një sulm ajror vijojnë të kumbojnë anembanë Kievit, e sipas gazetarëve të jep ndjenjën që dhuna është duke u afruar. Si pasojë e shpërthimeve janë thyer xhamat e dritareve të ndërtesave./tvklan.al