Një shpërthim i fuqishëm në një magazinë ka tronditur Londrën, pasditen e kësaj të diele. Sipas mediave britanike rreh 40 zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur fikjen e flakëve. Dëshmitarët e pranishëm kanë thënë se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

Zëdhënësja e zjarrfikësve, tha se 15 persona janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Cilindrat e gazit po ruheshin në oborr të magazinës, kur shpërtheu zjarri. Të shumta janë videot e publikuara në rrjetet sociale ku duken shtëllungat e tymit të zi.

 

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet.

/tvklan.al