Një shpërthim i madh në një impiant kimik në Kinë i mori jetën 47 personave dhe plagosi mbi 600 të tjera.

Shpërthimi ndodhi në një park industrial në Jançeng lindje të vendit. Vala e shpërthimit preku edhe zona të banuara si dhe një kopsht fëmijësh.

Për pasojë shumë prej tyre u dërguan në spitale me plagë.

Shkaqet janë ende të paqarta, por fabrika është gjobitur edhe më parë për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Tv Klan