Zjarri përfshin pallatin: Dyshohet për rrjedhje gazi, një i plagosur

Athina është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm në qendër të kryeqytetit. Shpërthimi i fortë në pallat është ndjerë edhe nga ndërtesat e tjera përreth. Menjëherë aty mbërritën 18 zjarrfikëse me 6 automjete.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur i plagosur një 78 vjeçar, i  cili është dërguar në spital. Teksa ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, skenari më i besueshëm është ai rrjedhjes së  gazit.

Dëmet materiale janë të mëdha, dritaret dhe fasadat e ndërtesave janë të shkatërruara përgjatë arteries kryesore të trafikut të Avenue Syngrou, e cila lidh qendrën e qytetit me periferitë.

Klan News