Tritol hotelit të ish-kreut të ALUIZNI-t



Tritol hotelit të ish-kreut të ALUIZNI-t

20:05 09/02/2021

Shpërthimi në godinën në rikonstruksion në lagjen Nr.4

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Sarandës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:45, në një hotel në ndërtim e sipër në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar, pranë portit.

Hoteli në fjalë është në pronësi të Mariel Muratit, ish-kreu i ALUIZNI-t në Sarandë dhe aktualisht Drejtor i Sigurimeve Shëndetësore në këtë qytet.

Sipas policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në godinë, por dhe ndërtesa pranë saj. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke krijuar panik te banorët e zonës. Blutë shprehen se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Klan News







Të ngjashme