Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Turqi këtë të hënë. Mediat kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në Hatay, një provincë në jug të vendit.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë ambulancat dhe skuadra të ndryshme policore. Guvernatori i Hatay-t, Rahmi Dogan ka thënë në Twitter se shpërthimi ndodhi pasi forcat e sigurisë neutralizuan një prej dy të dyshuarve për terrorizëm.

Sipas tij, autoritetet ishin në vijim të një operacioni. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur civilë të lënduar. Megjithatë hetimet janë në vijim dhe pritet të nxirren të tjera detaje rreth kësaj ngjarje. /tvklan.al