Shpërthim masiv në një restorant | Video - Tv Klan

Shpërthim masiv në një restorant | Video


Shpërthim masiv në një restorant | Video

19:14 21/10/2021

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim gazi në veri të Kinës. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë momentin e këtij shpërthimi të fuqishëm dhe dëmet masive që shkaktoi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në restorantin e një hoteli gjatë orëve të mëngjesit të së enjtes, në Shenyang, në një zonë tejet të populluar.

Shenyang është një qytet me më shumë se 8 milion banorë dhe një qendër e madhe industriale, që është në prces të renovimit dhe zëvendësimit të tubacioneve të vjetër të gazit. Megjithatë shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht janë ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet./tvklan.al








Të ngjashme