Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut


Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut

08:29 22/09/2023

Sveçla: Me urdhër të Beogradit, reagim për arrestimet

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë  me granatë dore, ka ndodhur në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, rreth mesnatës.

Policia ka konfirmuar shpërthimin ndërsa ka bërë të ditur se nga shpërthimi ka pasur dëme materiale ku një automjet është dëmtuar.

Mininistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka hedhur fajin në Beograd duke thënë se shpërthimi është bërë me urdhër të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai thotë se akti kriminal u bë si shenjë revolte për tre të arrestuarit për krime lufte.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se pas dështimit të bisedimeve në Bruksel më 14 Shtator, ekziston rreziku i një tensionimi të sërishëm të situatës në veri.

Ai thotë se provokimet vijnë nga ekstremistët serbë.

Ibishi përmendi edhe fjalimin e President serb Aleksandër Vuçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Drizan Shala vlerëson se tensionet mund të përsëriten nëse ka intensitet të shtuar të diplomacisë ndërkombëtare.

Eksperët vlerësojnë se të dyja palët me ndihmën e faktorit ndërkombëtar duket të punojnë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mënyrë qe veriu të mos mbetet vatër e krizave.

Tv Klan










Të ngjashme