Qeveria e Malit të Zi tha se një person i panjohur hodhi një mjet shpërthyes mbi ndërtesën e ambasadës amerikane në Podgoricë, ndërsa më pas hodhi veten në erë, rreth gjysmë ore pas mesnatës.

Në një postim në rrjetin Twitter, qeveria tha se

“një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”.

Qeveria malazeze tha se

“me gjasë, mjeti shpërthyes ishte granatë dore. Hetimet janë duke u zhvilluar”,

por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Nuk ka pasur dëme në njerëz e as dëme materiale në ambasadën amerikane, e cila paralajmëroi shtetasit amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ambasadën deri në një njoftim të radhës. Të gjitha shërbimet konsullore për ditën e enjte, janë anuluar.

Mali i Zi, një nga vend i vogël me dalje në det, u bë anëtari i 29-të i NATO-s në muajin maj të vitit 2017.

https://twitter.com/MeGovernment/status/966522297019334656?s=20

/VOA