Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi pasditen e kësaj të premteje Vlorën. Burime të policisë thonë se një sasi lënde plasëse ishte vendosur në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në lagjen “1 Maji”.

Eksplozivi ishte vendosur në afërsi të derës së jashtme të banesës së një gruaje me iniciale T.P. Nga shpërthimi, policia thotë se ka pasur vetëm dëme materiale.

Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/tvklan.al