Tre persona kanë humbur jetën mëngjesin e së enjtes pas një shpërthimi të fuqishëm në një shtëpi në qytetin e Bremenit.

Agjencitë gjermane të lajmeve raportojnë se shpërthimi, shkaqet e të cilit nuk janë përcaktuar ende, ndodhi në papafingon e një vile në qytetin e Gjermanisë veriore.

Forcat e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjetën trupin e një gruaje 41-vjeçare dhe të të birit 7-vjeçar. Si pasojë e shpërthimit po ashtu humbi jetën edhe një 70-vjeçare që jetonte në banesën pranë.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi tërësisht shtëpinë.

/tvklan.al