Shpërthim në Iran pranë termocentralit bërthamor


Shpërthim në Iran pranë termocentralit bërthamor

18:08 05/12/2021

Autoritet vendase bënë me dije se ishte pjesë e një testi ushtarak

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur  në qytetin iranian të Natzanzit ,jo shumë larg termocentralit bërthamor. Shpërthimi u dëgjua në qendrat urbane. Në qytetin e Badroud, 20 kilometra larg termocentralit bërthamor, banorët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Sipas raportimeve  nga mediat ndërkombëtare bëhet fjale për lëshimin e një rakete e cila e shpërtheu në qiell por që fatmirësisht nuk u shkaktua asnjë dëm.

Për të sqaruar episodin, i cili alarmoi rajonin dhe më gjerë një  zëdhënës i ushtrisë  dha një deklaratë në televizionin shtetëror ku konfirmoi   se kjo  ishte pjesë e  ishte pjesë e stërvitjeve të kryera rregullisht nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo ngjarje vjen pasi bisedimet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të 2015-ës rifilluan në Vjenë pas disa muajsh ndërprerje.

Klan News








Të ngjashme