Një shpërthim ka ndodhur në një anije të ankoruar në Kretë të Greqisë mëngjesin e sotëm.

Për pasojë kanë mbetur 4 persona të lënduar rëndë. Njëri prej tyre, një 30-vjeçar ka marrë plagë të mëdha djegieje.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, incidenti ka ndodhur gjatë punës së mirëmbajtjes.

Menjëherë pas ngjarjes shkuan ambulancat që bënë transportimin e të lënduarve.

Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar pasagjerët, pasi kishin zbritur përpara se të ndodhte shpërthimi.

Sipas mediave, dëmet në anije janë të vogla dhe pritet që “Blue Horizon” të kryejë udhëtimin e planifikuar për në Pire./tvklan.al