Një 46-vjeçar në Korçë ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë. Viktima me iniciale H.K. është dërguar në morgun e spitalit të Korçës.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Paraprakisht mësohet se viktima ishte duke punuar në një shtëpi të vjetër dhe ka ndodhur shpërthim.

Policia dyshon që shpërthimi të jetë shkaktuar nga lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe kanë nisur hetimet. /tvklan.al