5 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në Mesina të Italisë i ka marrë jetën 5 personave dhe ka plagosur 2 të tjerë. Një tjetër person rezulton ende i zhdukur.

Shpërthimi në fabrikën që ndodhet në zonat periferike të qytetit siçilian ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi një pjesë të ndërtesës. Banorët thanë për mediat italiane së seria e shpërthimeve të vogla vijon ende, teksa flakët nuk janë shuar.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, por ka dyshime për pakujdesi të punonjësve.

Tv Klan