3 të vdekur, 2 të plagosur dhe 1 i zhdukur

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në Mesina të Italisë i ka marrë jetën 3 personave dhe ka plagosur 2 të tjerë.

Një tjetër person rezulton ende i zhdukur. Shpërthimi në fabrikën që ndodhet në zonat periferike të qytetit siçilian ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi një pjesë të ndërtesës.

Banorët thanë për mediat italiane së seria e shpërthimeve të vogla vijon ende, teska flakët nuk janë shuar. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, por ka dyshime për pakujdesi të punonjësve.

Tv Klan