Një shpërthim i fuqishëm në një zonë industriale të Siçuanit në jug të Kinës i ka marrë jetën 19 personave dhe ka plagosur 12 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në një impiant kimik për industrinë ushqimore dhe farmaceutike të zonës.

Arsyet e shpërthimit janë ende të paqarta, por siguria e ulët në impiantet kimike në Kinë është bërë shkak edhe për shumë incidente me viktima në të kaluarën.

/tvklan.al