Një shpërthim ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në qytetin e Peshkopisë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:10, në lokalin e një personi me iniciale L.D.

Policia thotë gjithashtu se nga shpërthimi mbetën dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, ndërsa lokali pësoi dëme materiale.

Autoritetet po kryejnë veprimet në vendngjarje, si dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të shpërthimit./tvklan.al