Të paktën 128 persona mbetën të vrarë dhe mbi 150 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi kamikaz në jug-perëndim të Pakistanit. Ngjarja ndodhi gjatë një fushate elektorale.

Mes viktimave është edhe një prej kandidatëve të provincës ku ndodhi sulmi. Autoritetet vendase druhen se bilanci i viktimave mund të rritet sërish, pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Shpërthimet përpara zgjedhjeve të përgjithshme kanë qenë të shpeshta në Pakistan. Autorësinë e sulmit e morën grupet talebane pakistaneze.

Tv Klan